Salah “prish” festën e Liverpoolit pas fitores ndaj Manchester Cityt
S

Salah “prish” festën e Liverpoolit pas fitores ndaj Manchester Cityt

Liverpool ka fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat  2-0, duke nxjerrë praktikisht rivalët kryesorë nga lufta për titull, pasi ka krijuar një diferencë prej 11 pikësh ndaj tyre.

Por në fund festa është prishur nga një deklaratë e Mohamed Salah, i cili ka konfirmuar se është pranë largimit nga “Të Kuqtë”.

“Stadiumi ‘Anfield’ është një stadium shumë special. Nuk e marr për të mirëqenë. Po i gëzohem çdo minute këtu, ndjehem si në shtëpi. Është gjithmonë një ndjesi e veçantë të shënosh në ‘Anfield’ dhe të fitosh ndeshje”, ka thënë sulmuesi egjiptian.

“E ardhmja ime? Sinqerisht e kam në mendje, deri tani, kjo është ndeshja e fundit që do të luaj me Liverpoolin kundër Manchester Cityt, ndaj dëshiroja vetëm ta shijoja”, ka shtuar Salah.

“Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, ndaj do të shijoj çdo sekondë këtu. Shpresojmë të fitojmë kampionatin e më pas të shohim çfarë ndodh”, tha Salah, duke bërë të qartë se kishte vendosur largimin nga Liverpooli.

TË FUNDIT