Valentino Rossi ka shënuar një pikë kthese në botën e motoçiklizmit, si piloti më me ndikim që MotoGP ka pasur ndonjëherë. “Doktori” është krahasuar gjithmonë me yje të tjerë të mëdhenj sportivë që kanë bërë historinë e disiplinave të tyre përkatëse.
I fundit që e krahason nëntë herë kampionin e botës me ikona të tjera sportive është miku i tij i ngushtë, Uccio Salucci, menaxher i ekipit “VR46”. “Shpresoj që fëmijët ta marrin atë si model. Nëse dikush bëhet pilot në atë nivel, do të thotë se është edhe një njeri i shkëlqyer.

Falë Valentinos, kam takuar shumë, nga Michael Jordan te Ronaldo dhe Roger Federer, për të përmendur disa. Të gjithë janë si Rossi nga një perspektivë personale. Për mua Rossi është një model, një mbështetës që gjithmonë kam pasur nevojë. Një person shumë i rëndësishëm. Ai është një mik, një vëlla dhe dikush nga i cili frymëzohen shumë njerëz”, u shpreh Salucci.



