Sane afër largimit nga Bayern Munich, mund t’i bashkohet Galatasaray
S

Sane afër largimit nga Bayern Munich, mund t’i bashkohet Galatasaray

Sulmuesi gjerman i Bayern Munich, Leroy Sané, pritet të fitojë statusin e lojtarit të lirë brenda pak javësh, pasi kontrata e tij me kampionët e Bundesligës po shkon drejt fundit.

Gjatë gjithë sezonit aktual, Bayern ka tentuar të rinovojë marrëveshjen me 29-vjeçarin, duke i ofruar një kontratë të re, por negociatat janë shtyrë disa herë dhe përfundimisht Sané ka refuzuar ofertën e klubit transmeton AutoPortali.

Megjithatë, sulmuesi nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar lidhur me të ardhmen e tij profesionale dhe po analizojnë me kujdes të gjitha opsionet në dispozicion.

Sipas burimeve të besueshme, klubi turk Galatasaray është favorit për të firmosur me Sanén, pasi ka bërë një ofertë konkuruese dhe konkrete për shërbimet e tij.

Në anën tjetër, Bayern po shqyrton mundësinë për ta përfshirë lojtarin në skuadrën që do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, e cila do të zhvillohet së shpejti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në sezonin që po përfundon, Sané ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 6 asistime në 45 paraqitje zyrtare, duke treguar konsistencë në performancë dhe duke mbajtur një rol të rëndësishëm në ekip.

E ardhmja e sulmuesit mbetet ende e paqartë, ndërsa pritet që në javët e ardhshme të ketë zhvillime të rëndësishme dhe gara mes klubeve për shërbimet e tij.

TË FUNDIT