Jenson Button, kampioni i dikurshëm i Formula 1, ka vendosur të përfundojë karrierën e tij.
Button u bë i njohur për publikun botëror kur në vitin 2009 fitoi titullin kampion në mënyrë senzacionale me makinën e ekipit Brawn GP.
Piloti anglez, karriera e të cilit ka zgjatur 28 vite, ka vendosur të dalë në pension.
Aktualisht, Button është pjesë e ekipit “Cadillac Hertz Team JOTA” në WEC – Kampionatin Botëror të Garave të Qëndrueshmërisë, dhe kjo do të jetë sezoni i tij i fundit si sportist aktiv.
Ai e nisi karrierën në vitin 1998 në garat Formula Ford, më pas garoi në Formula 3, dhe në vitin 2000 debutoi në Formula 1 me ekipin Williams.
Ka marrë pjesë në 306 gara në Formula 1, ka fituar 15 prej tyre, u shpall kampion në vitin 2009, ndërsa garën e fundit e zhvilloi në Monako në vitin 2017, kur zëvendësoi Fernando Alonson si pilot rezervë.

“Jam tepër i zënë. Kam shumë gjëra për të bërë dhe tani është momenti i duhur të mendoj për të ardhmen time dhe si dua të kaloj më shumë kohë me familjen”, tha Button.
Ai shpjegoi se do të marrë pjesë në disa gara të caktuara dhe se do të garojë herë pas here, por nuk do të jetë më profesionist gjatë gjithë sezonit.



