Sergio Busquets do të tërhiqet nga futbolli pas këtij sezoni në MLS, ka konfirmuar vetë mesfushori i Inter Miamit në Instagram.
Kontrata e tij përfundon në fund të vitit, dhe njoftimi vjen pasi më herët ishte spekuluar për largimin e tij.
“Faleminderit të gjithëve dhe futbollit për gjithçka. Do të jeni gjithmonë pjesë e kësaj historie të bukur”, shkroi 37-vjeçari.
Busquets ka bërë 101 paraqitje për Inter Miamin, duke fituar Kupën e Ligës 2023 dhe MLS Supporters’ Shield.
Ai kaloi gati dy dekada te Barcelona, ku fitoi nëntë tituj të La Ligës, tre të Ligës së Kampionëve, si dhe Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012 me Spanjën.
Pas largimit të tij, pritet që Rodrigo De Paul të zëvendësojë legjendën spanjolle, me Inter Miamin që synon ta blejë për rreth 15 milionë euro nga Atletico Madridi.



