Shembet tribuna gjatë ndeshjes në Algjeri
S

Shembet tribuna gjatë ndeshjes në Algjeri

Tre persona kanë humbur jetën dhe 81 janë plagosur pas shembjes së një tribune në një stadium në Algjeri, përcjell AutoPortali.

Ngjarja kë ndodhur menjëherë pas shpalljes kampion të skuadrës Mouloudia Club d’Alger.

Sipas mediave lokale, një barrierë sigurie u rrëzua teksa tifozët nisën festimet dhe tentuan të afroheshin pranë fushës.

Autoritetet kanë hapur hetime për të zbuluar shkaqet e aksidentit, ndërkohë të plagosurit po marrin trajtim në spitalet e kryeqytetit.

TË FUNDIT