Shkarkimi i radhës në basketbollin kosovar
S

Shkarkimi i radhës në basketbollin kosovar

Eliminimi nga Kupa e Kosovës në basketboll i ka kushtuar me shkarkim trajnerit të Pejës, Daniel Nelson.

Lirimi i tij nga detyra u konfirmua nga vetë klubi pejan, pak minuta pasi u eliminuan nga Kupa e Kosovës, duke u mposhtur nga Sigal Prishtina

Njoftimi i plotë i Pejës, pa ndërhyrje:

KB Peja njofton se ka ndarë rrugët me trajnerin Daniel Nelson.

Pas ndeshjeve të fundit, me marrëveshje të përbashkët kemi vendosur që t’i japim fund këtu rrugëtimit së bashku.

Trajnerin Nelson e falenderojmë për kontributin gjatë këtyre dy muajve, derisa shumë shpejt do t’iu njoftojmë për zëvendësimin e tij.

 

 

TË FUNDIT