Shkodra po ndryshon: Nis ndërtimi i urës së re dhe zgjerimi i rrugës hyrëse
S

Shkodra po ndryshon: Nis ndërtimi i urës së re dhe zgjerimi i rrugës hyrëse

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku po vijon ndërhyrja për zgjerimin e rrugës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut.

Në njoftimin e tij, Rama thekson se krahas zgjerimit të rrugës, puna kryesore është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut, një investim kyç për infrastrukturën e zonës.

“Kjo është një ndërhyrje e rëndësishme që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze”, shprehet kryeministri, duke nënvizuar rëndësinë e projektit për zhvillimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor në këtë rajon.

TË FUNDIT