Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e premte) në udhëtim te Kombëtarja e Anglisë, ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.
Kuqezinjtë gjenden në Grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Wembley” me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i përzgjedhësit Sylvinho ka kryer të gjitha përgatitjet dhe është gati për të bërë befasi dhe për të nisur me rezultat pozitiv.



