Sigal Prishtina zyrtarizon trajnerin e ri
S

Sigal Prishtina zyrtarizon trajnerin e ri

Klubi i Basketbollit, Sigal Prishtina ka zyrtarizuar trajneri ne tyre të ri.

Ish-basketbollist grek, Michalis Kakiouzis tani do ta  marrë timon e skuadrës së Kryeqyteti, shkruan AutoPortali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klub me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Mirësevjen në Prishtinë, Coach Kakiouzis! Michalis Kakiouzis, kampion i Europës dhe legjendë e basketbollit europian, nga sot zyrtarisht trajner i Sigal Prishtinës! “ shkruhet në njoftim.

Legjenda greke gjatë karrierës së tij ka luajtur në skuadra si AEK të Athinës dhe Barcelona, gjithashtu ka debutuar me Kombëtaren e Greqisë në “EuroBasket” në vitin 2005.

Ndërsa në karrierën e tij si trajnerë kishte menaxhuar skuadra të ndryshme në Greqi, Rumani dhe Qipro. /AutoPortali

TË FUNDIT