Manchester City është i gatshëm të paguajë 150 milionë euro për Florian Wirtz.
“Bild” raporton se Pep Guardiola ka pasur një takim dhe i ka shpjeguar yllit gjerman se si do të përshtatej në manovrat e tij.
Shuma prej 150 milionë eurosh përkon edhe me atë që kërkohet nga Bayer Leverkusen.
Wirtz është në dilemë të madhe, për shkak edhe se dëshira e babait të tij është të nënshkruajë me Bayern Munich.
Konkurrenca në afatinj kalimtar të verës do të jetë e madhe. Kjo pasi City është po ashtu i gatshëm të ofrojë një pagë prej 25 milionë eurosh.
Në Leverkusen do të vendoset gjithçka përgjatë verës, pasi largimi është i sigurt megjithëse kanë mbetur dy vite të vlefshme kontratë.



