Paul Pogba po përgatitet për rikthimin e tij në fushë dhe mund ta shohim në Serie A. Mesfushori francez është pa kontratë, ndërsa së fundmi, për të ka pasur një interesim nga Fiorentina.
“Fichajes” raporton se klubi nga Firenca, po mendon t’i ofrojë një kontratë 31-vjeçarit. Te Fiorentina besojnë se mund të përsëritet rasti i David De Geas, i cili u mor falas dhe është kthyer në një pikë kyçe për formacionin.
Afrimi i Pogbas do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Fiorentinën, për shkak të eksperiencës së francezit. Mesfushori është jashtë prej një kohe të gjatë, për shkak të pezullimit për doping.



