Skuadra nga Serie A interesohet për Arbër Hoxhën
S

Skuadra nga Serie A interesohet për Arbër Hoxhën

Arbër Hoxha është aktual në tregun e futbollit. Klubi i Serie A, Lecce ka rikthyer interesin për sulmuesin shqiptar, i cili aktivizohet në radhët e Dinamos së Zagrebit. Në janar, klubi kroat refuzoi propozimin e Lecces, duke e konsideruar ofertën  si të ulët.

Megjithatë, gjërat tani kanë ndryshuar. Hoxha po gjen pak hapësirë ​​dhe Dinamo Zagreb po përballet me vështirësi financiare pas një sezoni zhgënjyes në elitë.

26-vjeçari i Kombëtares shqiptare ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 asistime.

TË FUNDIT