Skuadra të mëdha evropiane vihen pas Jasharit
S

Skuadra të mëdha evropiane vihen pas Jasharit

Ardon Jashari është lojtari që shpërtheu këtë sezon me Club Brugge. Mesfushori shqiptar, tashmë është në radarët e disa klubeve evropiane. Interes konkret është treguar në Serie A dhe Bundesligë.

“Calciomercato.it” raporton se Atalanta, Juventus, Milani dhe Roma kanë një sy te Jashari. Për 23-vjeçarin, klubi belg është i gatshëm të heqë dorë nëse ofrohet një shumë e kripur.

Nga 30 deri në 35 milionë euro, janë mjaft shumë për skuadrat italiane që tregohen të kujdesshme. Në Bundesligë ka dy oferta për momentin nga  Eintracht Frankfurt dhe Bayer Leverkusen.

Kontrata e mesfushorit, që ka debutuar me Përfaqësuesen e Zvicrës, është e vlefshme deri në vitin 2029.

TË FUNDIT