Barcelona e pret sonte (e martë) Atletico Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës në futboll, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 2 prill.
Atletico e mposhti Barçën, 2:1, në elitën e futbollit spanjoll kur për herë të fundit luajtën këto dy skuadra në muajin dhjetor.
Barcelona për herë të fundit e ka fituar Kupën e Mbretit në vitin 2021, ndërsa Atletico në vitin 2013. Fitues në fuqi i Kupës së Spanjës është Athletic Bilbao.
Skuadra më e suksesshme në histori të “Copa del Rey” është Barcelona me 31 trofe.
Gjysmëfinalja tjetër mes Real Sociedadit dhe Real Madridit zhvillohet të mërkurën nga ora 21:30. Ndeshja e kthimit e kësaj sfide zhvillohet më 1 prill.



