Sonte përcaktohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste në Ligën e Kasmpionëve
S

Sonte përcaktohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste në Ligën e Kasmpionëve

Sonte zhvillohen dy ndeshjet kthyese çerekfinale të edicionit 2024/25 të Ligës së Kampionëve.

Mbrëmja e sotme do të na mësojë emrat e dy ekipeve të para gjysmëfinaliste në garën elitare evropiane për klube.

Borussia Dortmund dhe Barcelona takohen në ‘Signal Iduna Park’ me fillim nga ora 21:00.

Në këtë takim, vendasit do të tentojnë rikthimin e madh, por do të jetë e vështirë, pas humbjes 4-0 në ndeshjen e parë.

Përballja tjetër është ajo në mes të Aston Villas dhe Paris Saint-Germain, e cila është paraparë të zhvillohet nga ora 21:00 në ‘Villa Park’.

Në këtë ndeshje, vendasit do të provojnë shanset e tyre pasi gjithçka është e hapur nga ndeshja e parë e cila u mbyll 3-1 për parisienët.

TË FUNDIT