Sonte prezantohen veturat e 10 skuadrave në Formula 1
S

Sonte prezantohen veturat e 10 skuadrave në Formula 1

Sot në mbrëmje (e martë) në orën 21:00 në stadiumin “O2” të Londrës të gjitha veturat e Formula 1 do të bëjnë paraqitjen e tyre të parë. Eventi nuk është rastësor pasi si kurrë më parë të gjitha veturat do të heqin vellon në një mbrëmje gala.

Kjo zgjedhje është bërë nga drejtuesit e Formul 1 pasi Botërori i 2025-ës përket me 75 vjetorin e krijimit të këtij kampionati.

Sipas organizatorëve, mbrëmja e sotme nuk do të jetë vetëm një grumbullim ku 10 veturat e Botërorit të Formula 1 do të tregojnë risitë aerodinamike, por edhe një mbrëmje spektakli pasi të ftuar do të jenë edhe këngëtarë si: Kane Brown, Machine Gun Kelly dhe Take That.

Ndërsa kompozitori Brian Tyler do të interpretojë “Are we dreaming”.

E gjithë shfaqja do të prezantohet nga Jack Whitehall.

TË FUNDIT