Sot 20 vjet nga gara më e “turpshme” në historinë e F1
S

Sot 20 vjet nga gara më e “turpshme” në historinë e F1

Sot janë bërë plot 20 vjet nga Çmimi i Madh i SHBA-ve në Indianapolis, gara më e turpshme në historinë e Formula 1. Më 19 qershor 2005, vetëm 6 makina morën pjesë në garë pas tërheqjes së 14 skuadrave me goma Michelin, të cilat u tërhoqën për arsye sigurie, duke krijuar kaos dhe zemërim të madh mes tifozëve amerikanë.

Ferrari përfitoi dhe siguroi fitoren e vetme të sezonit, por dëmi për imazhin e sportit ishte i madh. Ngjarja çoi në rregulla të reja, fundin e “luftës së gomave” dhe një ndërprerje disa vjeçare të garës në SHBA. Sot, kjo garë mbahet mend si një moment i turpshëm që tronditi themelet e kampionatit botëror.

TË FUNDIT