Sot, dy ndeshje të Ligës Unike
S

Sot, dy ndeshje të Ligës Unike

Liga Unike e Basketbollit për meshkuj do të vazhdojë sot në orën 18:00 me dy ndeshje të vlefshme për javën e tretë të në Grupin B.

Do të kemi dy përballje mes skuadrave të Shqipërisë ndaj atyre të Kosovës. Sigal Prishtina do të matë forcat me Tiranën në derbin e kryeqyteteve. Prishtinasit janë me pikë të plota në krye të grupit, ndërsa Tirana regjistron një fitore dhe dy humbje.

Ndeshja tjetër e ditës do të jetë ndërmjet Vllaznisë dhe Golden Eagle Yllit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, skuadra që numërojnë nga një fitore dhe dy humbje secila.

Në Grupin A, nesër Vëllaznimi është mikpritës i Besëlidhjes.

TË FUNDIT