Me dy ndeshje që zhvillohen të premten, fillon xhiroja e 28-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Nesër (e shtunë) luhet një takim dhe të dielën dy takimet tjera për të kompletuar xhiron.
Sot (e premte), Dukagjini është mikpritës i kampionit aktual Ballkanit, në ndeshjen që luhet në “18 qershori” të Klinës.
Në takimin tjetër, Feronikeli ’74 e pret Ferizajn në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.
Të dy ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 15:00.



