Sot, dy ndeshjet e para çerekfinale për Kupën e Kosovës
S

Sot, dy ndeshjet e para çerekfinale për Kupën e Kosovës

Gara për Kupën e Kosovës ka hyrë në një fazë “të nxehtë” ku tashmë kanë mbetur vetëm tetë skuadra që kërkojnë trofeun, i cili njëkohësisht mundëson edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

Sot (e mërkurë) zhvillohen dy ndeshjet e para të çerekfinale, derisa dy të tjera zhvillohen nesër.

Në stadiumin “Liman Gegaj” takohen dy skuadrat e Superligës, ku Malisheva është mikpritëse e Llapit.

Ballafaqimi tjetër i sotëm është ai në mes të Drenicës dhe Ferizajt që në stadiumin Bajram Aliu.

Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Ndryshe, në këtë fazë zhvillohet vetëm nga një ndeshje dhe në rast barazimi ekipet shkojnë në vazhdime apo edhe penallti, ndërsa nga faza gjysmëfinale ndeshjet luhen me vajtje-ardhje.

TË FUNDIT