Xhiroja e 24-t e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshjet e radhës.
Xhiroja ka filluar të martën me dy ndeshje, ku Drita mposhti Ballkanin 2-0, ndërsa Ferizaj fitoi 2-1 kundër Llapit.
Sot, Prishtina është nikoqire e Dukagjinit në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në ‘Kampin Nacional’ në Hajvali me fillim nga ora 12:30.
Në përballjen tjetër, Malisheva e pret Gjilanin në stadiumin “Liman Gegaj”, me ndeshjen që pritet të nisë nga ora 14:00.
Xhiro e 24-t mbyllet nesër (e enjte), ku Suhareka e pret Feronikelin ’74.



