Sot, ndeshja e parë e javës së 17-të në Superligë
S

Sot, ndeshja e parë e javës së 17-të në Superligë

Albi Mall Superliga do të vazhdojë sot me një ndeshje të xhiros së 17-të, e cila zhvillohet  në Klinë.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Ferizajt me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi është në pozitën e nëntë momentalisht dhe ka 17 pikë të grumbulluara dhe do synojnë rikthimin tek fitoret pas humbjes ndaj Dritës xhiron e kaluar.

Ferizaj në anën tjetër ka shtatë ndeshje pa fitore në elitën e futbollit kosovar, ndërsa së fundmi luajti baras me rezultat 1-1 ndaj kampionit aktual Ballkanit.

Duke marrë parasysh formën e dy skuadrave, si vendasit ashtu edhe mysafirët do të kërkojnë vetëm fitoren në këtë takim.

TË FUNDIT