Sot nis stinori pranveror
S

Sot nis stinori pranveror

Edicioni pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, nis me dy ndeshjet e sotme, pas gati dy muajsh pushim.

Kampioni vjeshtor, Drita është nikoqir i Malishevës në ndeshjen që është paraparë të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan.

Në ndeshjen tjetër, kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani e pret Dukagjinin në ‘Stadiumin e Qytetit’ në Therandë.

Llapi-Gjilani dhe Prishtina-Suhareka do të luajnë të shtunën, teksa ndeshja e fundit e xhiros zhvillohet të hënën mes Ferizajt dhe Feronikelit ’74.

Të dy ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 12:00.

TË FUNDIT