Stephen Curry fiton përballjen me LeBron James
S

Stephen Curry fiton përballjen me LeBron James

Golden State fitoi në fushën e Lakers me rezultat 123-116, në një përballje mes dy ekipesh që luftojnë për titullin në NBA. Stephen Curry me 38 pikë ishte lider në fushë për Warriors, mbështetur edhe nga Podziemski me 28 pikë. Ndërsa 33 pikët e James dhe 31 të Reaves nuk mjaftuan për Lakers.

Si mysafire fitoi edhe Milwaukee, që mundi 126-113 Philadelphia. Protagonist ishte Antetokounmpo, me një “triple double” (35 pikë, 17 kërcime, 20 asistime).

Zhgënjeu Toronto që në fushën e saj u mund 112-103 nga Portland, ndeshje ku diferencën e bëri Sharpe me 36 pikë.

Ndalet pas 6 fitoresh Miami, që u mund 110-108 në fushën e saj nga Memphis. Ja Morant me 30 pikë u dallua për mysafirët, ndërsa 35 pikët e Tyler Herro për Miami mbetën për statistikë.

Rezultatet:
Philadelphia – Milwaukee 113-126
Washington – Orlando 97-109
Brooklyn – Minnesota 90-105
Miami – Memphis 108-110
Toronto – Portland 103-112
Lakers – Golden State 116-123

TË FUNDIT