Studentët bllokojnë hyrjen e Rektoratit të UP-së, ndërhynë policia
S

Studentët bllokojnë hyrjen e Rektoratit të UP-së, ndërhynë policia

Një numër i madh i studentëve sot kanë protestuar para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ata për disa momente e kanë bllokuar edhe derën e hyrjes së Rektoratit ku është detyruar të ndërhyjë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Studentët protestuan me kërkesë për shkarkim të profesorit universitar, Xhevat Karasniqi. Kjo vjen pasi  Këshilli i Etikës së UP-së nuk mori ndonjë vendim në lidhje me denoncimet e studenteve ndaj profesorit në fjalë për ngacmime seksuale. /Klankosova.tv/

TË FUNDIT