Suedia “keqtrajton” Serbinë, shënon Kosovare Asllani
S

Suedia “keqtrajton” Serbinë, shënon Kosovare Asllani

Kombëtarja e Suedisë ka shënuar fitore bindëse ndaj Serbisë.

Ishte kjo ndeshja e luajtur në kuadër të fazës së dytë të play-offit, për kualifikim  në EURO 2025, në konkurrencën e femrave.

Për Suedinë u paraqit edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani.

Asllani madje shënoi gol në fitoren prej 6-0, duke tundur rrjetën e portës serbe në minutën e 19-të të takimit.

Suedia fitoi me rezultat të përgjithshëm prej 8-0 pas dy ndeshjeve, pasi paraprakisht më 28 nëntor kishte fituar 2-0.

Me këtë fitore, Kombëtarja suedeze ka marrë rrugën për në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm, i cili do të zhvillohet në Zvicër.

TË FUNDIT