Suhareka është rikthyer te fitoret, pasi ka mposhtur Llapin me rezultat të thellë 4-0. Skuadra e Qëndrim Kidës brenda shtatë minutave në pjesën e parë ka shënuar tre gola.
Mevlan Zeka hapi serinë e golave në minutën e 15-të duke shënuar për 1-0. Vetëm dy minuta më vonë, Rexhaj u gjend bukur afër portës dhe realizoi për 2-0.
Ndërkohë për ta thelluar epërsinë u përkujdes mbrojtësi Eneid Kodra që shënoi në minutën e 22-të për shifrta 3-0.
Me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë vendasit menaxhuan mirë rezultatin dhe në fund realizuan edhe golin e katërt.
Ishte mesfushori Lorik Boshnjaku që realizoi një gol të bukur për rezultatin përfundimtar 4-0.
Ndërkohë kriza e Llapit vazhdon pasi janë bërë 10 ndeshje pa fitore në Albi Mall Superligë.
Me këtë fitore Suhareka ka 22 pikë në pozitën e pestë në tabelë, derisa Llapi është dy pozita më poshtë me 17 pikë.

Në xhiron e ardhshme Suhareka luan në udhëtim te Malisheva, derisa Llapi do të luajë sërish në Suharekë, por kësaj radhe ndaj Ballkanit.



