Suhodolli triumfon në garën që do të mbahet gjatë në mend
S

Suhodolli triumfon në garën që do të mbahet gjatë në mend

Gara e gjashtë në Formula 1 (sim racing) në Spa-Francorchamps, e vlefshme për Kampionatin e Kosovës ishte spektakël i vërtetë.

Organizuar nga Eurogoma Racing Team në ambientet e Sim Race Kosova, gara ishte fund e krye përplot emocion.

Jetmir Kojqiqi e nisi nga pole position, por Enver Suhodolli ia mori kreun vetëm pas një xhiroje. Lufta mes tyre ishte e zjarrtë deri në fund, të dy me nga 3 sekonda penalizim, ku presioni bëri diferencën.

Suhodolli, megjithatë, e mbajti vendin e parë dhe mori fitoren në njërën prej garave më të bukura të sezonit.

Surpriza e madhe ishte Adriot Kelmendi, Ai për herë të parë në këtë edicion u ngjit në podium, duke ia marrë vendin e tretë Doan Karabegut, i cili u rendit i katërti.

TË FUNDIT