Me transferimin e Granit Xhakës te Sunderland, shqiptari i njohur i futbollit rikthehet në një klub ku më parë kanë luajtur edhe lojtarë të mëdhenj shqiptarë.
Lorik Cana, ish-kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, ishte lojtari i parë shqiptar që veshi fanellën e Sunderlandit në sezonin 2009/2010.
Ai ishte transferuar nga Marseille për rreth 5 milionë funte dhe kishte firmosur kontratë katërvjeçare. Gjatë asaj periudhe, Cana u bë edhe kapiten i skuadrës, duke udhëhequr ekipin në 35 ndeshje në të gjitha garat.
Sunderland përfundoi në vendin e 13-të në Premier League, ndërsa në verën e 2010-ës, Cana u transferua te Galatasaray për 4.5 milionë euro.
Një tjetër shqiptar që ka luajtur te Sunderland është Adnan Januzaj, i cili u huazua nga Manchester United për sezonin 2016/17, që ishte edicioni i fundit i Sunderlandit në Premier League.
Januzaj regjistroi 25 paraqitje dhe dhuroi 3 asistime para se në verën e 2017-ës të transferohej te Real Sociedad.
Leon Dajaku ishte pjesë e Sunderlandit në sezonin 2021/22, kur skuadra luante në kategorinë e tretë angleze.
Ai u huazua nga Union Berlini në gusht të vitit 2021 dhe më pas firmosi kontratë dyvjeçare me klubin në qershor 2022. Në janar 2023 u huazua te St. Gallen në Zvicër.
Ndërsa Arbenit Xhemajli, mbrojtës nga Kosova, iu bashkua Sunderlandit në shtator 2020.
Për shkak të lëndimeve, ai luajti pak ndeshje dhe më pas u transferua te Egnatia në Shqipëri.
Me Xhakën në skuadër, Sunderland i jep një tjetër dimension mesfushës së vet, duke vazhduar traditën e shqiptarëve që kanë lënë gjurmë në “Stadium of Light”. /AutoPortali



