Gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube janë përcaktuar, me katër skuadrat e mëdha, Chelsea, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Fluminense që do të luftojnë për titullin në versionin e ri të turneut të FIFA-s.
Me vetëm një hap larg finales, superkompjuteri i Opta-s ka përditësuar analizën e tij mbi shanset e skuadrave për të fituar trofeun.
Bazuar në të dhëna të grumbulluara gjatë gjithë turneut, PSG ka dalë si favoriti kryesor, duke udhëhequr bindshëm në parashikime.
Në fillim të fazës eliminatore, skuadra franceze kishte një shans relativisht modest për triumf 20.6%, por ky vlerësim u rrit ndjeshëm pas çerekfinaleve.
Chelsea, që përfitonte nga një rrugë më e lehtë drejt finales me përballje kundër skuadrave më të dobëta si Palmeiras, Al Hilal dhe Fluminense, ishte parë përkohësisht si kandidati më i fortë.
Megjithatë, tani që janë zbuluar përballjet gjysmëfinale dhe analizat janë përditësuar, Opta i jep PSG-së 39.3% gjasa për të fituar Kupën e Botës për Klube, më shumë se çdo skuadër tjetër.
Pas tyre renditet Chelsea me 34.1%, ndërsa Real Madrid qëndron në vendin e tretë me 24.2%.
Në fund të listës, Fluminense, kampionët e Amerikës së Jugut, vlerësohen me vetëm 2.7% gjasa për të fituar turneun, sipas të dhënave të fundit analitike.



