Në prag të sezonit të ri, superkompjuteri i famshëm për parashikime, ka parashikuar renditjen përfundimtare të Premier League për sezonin 2025/26.
Liverpooli, që fitoi titullin sezonin e kaluar nën drejtimin e Arne Slot, pritet të zbresë në vendin e tretë për shkak të problemeve në mbrojtje, pavarësisht sulmit të fuqishëm, transmeton AutoPortali.
Arsenali, për të tretin vit radhazi, parashikohet të mbetet nën kampionin, ndërsa Manchester City pritet të rifitojë titullin me një diferencë prej vetëm katër pikësh nga vendi i tretë.
Në garën për top katërshen, Chelsea i Enzo Maresca-s projektohet të rikthehet fuqishëm pas suksesit në Kupën e Botës për Klube, duke siguruar vendin e katërt me 79 pikë.
Manchester United, nën drejtimin e Ruben Amorim, sipas kompjuterit do të tregoj përmirësim por nuk hyn në katërshen e parë.
Tottenham dhe Aston Villa parashikohen të jenë rivalë të fortë ndërsa Nottingham Forest, një nga befasitë e sezonit të kaluar, pritet të ketë një rënie të ndjeshme dhe të përfundojë në vendin e 17-të.
Crystal Palace, pavarësisht fitores në FA Cup, zbret në vendin e 15-të, ndërsa Bournemouth bie në vendin e 16-të, kurse Brighton, Wolves, Brentford dhe Fulham do të pësojnë rënie në renditje. /AutoPortali



