Superliga e Kosovës, sot ndeshja e parë e xhiros së 23-të
S

Superliga e Kosovës, sot ndeshja e parë e xhiros së 23-të

Me ndeshjen ndërmjet Ferizajt e Suharekës, e cila zhvillohet sot dhe nis në orën 14:00, hapet xhiroja e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndërsa, të shtunën e të dielën në program janë nga dy ndeshje.

Të shtunën, kampioni në fuqi Ballkani e pret në Suharekë skuadrën e Prishtinës, kurse në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi pret lideren Dritën.

Të dielën janë dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të. Gjilani e pret Feronikelin 74, kurse Dukagjini në Klinë përballet me Malishevën.

TË FUNDIT