Superliga vazhdon sot me dy ndeshje të javës së 29-të
S

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje të javës së 29-të

Pas barazimit të djeshëm ndërmjet Dukagjinit e Suharekës (1-1), xhiroja e 29-të në Albi Mall Superligë do të vazhdojë sot me dy ndeshje shumë interesante.

Padyshim që me interesim më të madh pritet përballja ndërmjet Ferizajt e Malishevës.

Dy skuadrat bardhekaltër kërkojnë tri pikët në këtë sfidë, me vendasit që synojnë të jenë më të qetë dhe mysafirët që kërkojnë të shtojnë diferencën me skuadrat tjera.

Në tri sfidat e para të këtyre dy skuadrave këtë edicion dy prej tyre janë mbyllur baras 1-1, derisa një fitore i ka takuar Malishevës.

Interesant pritet të jetë edhe në Podujevë ku Llapi takohet me Feronkelin ’74.

Vendasit pas fitores së madhe në Gjilan synojnë të vazhdojnë me tri pikë të reja, derisa Feronikeli ’74 synon të shkaktojë befasi.

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00.

TË FUNDIT