Te Bayer Leverkusen të shqetësuar për Xhakën
T

Te Bayer Leverkusen të shqetësuar për Xhakën

Granit Xhaka e ka shqetësuar jo pak Bayer Leverkusenin. Ylli kosovar e pësoi një lëndim në nyjën e këmbës në stërvitjen e fundit me ekipin, ndërsa u desh ta ndërpriste atë për të marrë tretman mjekësor.

E, mediat gjermane raportojnë se ky lajm i ka bërë të brengosen “Farmaceutikët”.

Magazina “Kicker” raporton se trajneri Xabi Alonso është i shqetësuar me lëndimin e Xhakës, pak ditë para ndeshjes së parë të vitit 2025 për ekipin kuqezi.

Më saktësisht, kampioni aktual gjerman do të luajë këtë të premte në Bundesligë me Borussia Dortmundin, ndeshje e vlefshme kjo për xhiron e 16-të të ligës elitare gjermane.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të ish-futbollistit të Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit, ndërsa shpejt do të dalin ekzaminimet.

Sidoqoftë, do të jetë e vështirë ta shohim kapitenin Xhaka në fushën e blertë pasnesër.

TË FUNDIT