Ten Hag fillon punën si trajner i Leverkusenit me telashe me Xhakën
T

Ten Hag fillon punën si trajner i Leverkusenit me telashe me Xhakën

Që nga transferimi në Bayer Leverkusen në vitin 2023, Granit Xhaka është bërë një nga figurat kyçe të skuadrës dhe kapiten i Zvicrës.

Nën drejtimin e Xabi Alonsos, ai fitoi dy trofe dhe ndihmoi Leverkusenin të përfundojë sezonin 2023/24 pa humbje, duke qenë nënkampion i Bundesligës, transmeton AutoPortali.

Megjithatë, pas largimit të Alonsos te Real Madrid, Bayeri po kalon periudhë ndryshimesh të mëdha, ku janë larguar emra si Jonathan Tah, Jeremie Frimpong dhe Florian Wirtz.

Xhaka i ka cilësuar largimet si “humbje të mëdha” dhe është duke konsideruar të ardhmen e tij, duke vënë në dukje që mosha e tij po rritet dhe kërkesat janë të mëdha.

Trajneri i ri, Erik ten Hag, e kontaktoi Xhakën vetëm tre javë pas prezantimit të tij në klub, një qasje që nuk u prit mirë nga të gjithë, përfshirë edhe mesfushorin zviceran.

Edhe pse i siguroi rol të rëndësishëm, Ten Hag nuk ka diskutuar mundësinë që Xhaka të bëhet kapiten.

Nga ana tjetër, Milani ka shfaqur interes serioz për Xhakën, por vlera e transferimit prej rreth 40 milionë eurosh duket e lartë për klubin italian.

Xhaka, që ka kontratë deri në vitin 2028, po shqyrton mundësinë e largimit, dhe tani është momenti i duhur nëse dëshiron të ndryshojë skuadër.

Ai gjithashtu ka shprehur dëshirën që një ditë të rikthehet te Baseli, klub i qytetit të tij.

TË FUNDIT