Tensione te Ducati
T

Tensione te Ducati

Francesco Bagnaia ka ngritur shqetësime serioze për performancën e motorit Ducati GP25, duke kërkuar një takim urgjent me drejtuesit e ekipit për të analizuar mungesën e rezultateve. Ai deklaron se motori ka “shumë probleme”, ndryshe nga suksesi që po shfaq Marc Marquez, i cili kryeson kampionatin me nëntë fitore.

Megjithatë, nga Ducati vjen një përgjigje e qartë: nuk ka probleme me motorin. Drejtori Gigi Dall’Igna thekson se “çdo pilot duhet të marrë përgjegjësinë e vet”, ndërsa Márquez shton: “Nëse provon disa konfigurime dhe sërish nuk je i shpejtë, problemi është te piloti, jo te motori”.

Pas rrëzimit të tij të dytë këtë sezon në garën e Silverstone, durimi i Ducatit ndaj Bagnaias po soset, ndërsa dallimet mes tij dhe fabrikës italiane po thellohen.

TË FUNDIT