Toto Wolff, njeriu kryesor i Mercedesit, ende beson te Lewis Hamilton.
Të dy kanë bashkëpunuar për 12 vite, përpara se këtë sezon kampioni i shtatëfishtë botëror të kalonte te Ferrari.
Lewis po has vështirësi te simboli i Italisë, por Wolff thekson se britaniku mbetet ende një nga më të mirët.
“Hamilton e ka ende magjinë brenda vetes. E pamë këtë në garën sprint në Shangai, të cilën e fitoi bindshëm. Kur gjithçka të përshtatet dhe kur të mësohet me makinën, do të jetë gati për arritje të mëdha,” tha Wolff.

Edhe pse tani janë rivalë në pistë, Wolff thekson se ende kalojnë shumë kohë bashkë.
“Jemi miq të mirë. Kalojmë shumë kohë bashkë, udhëtojmë dhe takohemi shpesh,” deklaroi Toto Wolff.



