Shefi i Mercedesit, Toto Wolff, ka bërë një deklaratë të bujshme pas titullit historik të Kimi Antonellit, duke thënë se piloti 20-vjeçar tashmë gëzon popullaritet më të madh në Itali sesa Michael Schumacher gjatë periudhës së tij të artë me Ferrarin.
Italia po feston titullin e parë botëror pas 73 vjetësh, që nga suksesi i Alberto Ascarit në vitin 1953.
Në një intervistë për gazetën gjermane „Bild am Sonntag“, Wolff u shpreh se nuk shqetësohet aspak për mundësinë që Ferrari të tentojë transferimin e Antonellit.
Ai theksoi se piloti italian dhe familja e tij janë shumë besnikë ndaj Mercedesit, skuadrës që e mbështeti që nga akademia e të rinjve deri në Formula 1.
)
I pyetur nëse Antonelli ka arritur një popullaritet më të madh se Schumacher në Itali, Wolff u përgjigj: “Absolutisht. Në fund të fundit, ai është italian”.
Entuziazmi për Antonellin është vërejtur edhe në Monza, ku tifozët italianë tashmë kombinojnë fanellat e Ferrarit me kapelat e Mercedesit, duke mbështetur heroin e ri vendas.



