Max Verstappen ka vendosur rekorde të shumta në Formula 1, përfshirë katër tituj kampion bote radhazi me Red Bullin.
Pas dy sezoneve me performancë më të dobët të makinës, holandezi u përfol për një largim të mundshëm drejt Mercedesit apo McLarenit, por në fund vazhdoi kontratën me Red Bullin deri në vitin 2030, marrëveshje që pritet t’i sjellë afro gjysmë miliard euro.
Pavarësisht se Kimi Antonelli siguroi titullin e vitit 2026, Verstappen ka regjistruar tri fitore dhe tetë podiume këtë sezon.
Ai vazhdon të besojë se është piloti më i mirë dhe se mund të rikthehet në majë me makinën e duhur.
“E konsideroj veten më të mirin, përndryshe do të tërhiqesha nga garat”, deklaroi Verstappen për mediat holandeze.
Duke folur për sezonin aktual, ai vlerësoi përmirësimin e Red Bullit dhe theksoi se nuk dorëzohet kurrë, pasi synimi i tij është gjithmonë të nxjerrë maksimumin nga makina, pavarësisht rrethanave.



