Francesco Totti ka shprehur qartë mendimin e tij për trajnerin ideal që duhet të marrë drejtimin e Romës.
Legjenda e e skuadrës romake ka thënë se, nëse do të ishte në dorën e tij, Carlo Ancelotti do të ishte zgjedhja e parë për të udhëhequr klubin e kryeqytetit.
Megjithatë, Totti e pranon se ardhja e Ancelottit, aktualisht trajner i Real Madridit, është e pamundur, edhe pse ai nuk ndalet nga ëndrra për këtë mundësi.
“Unë e dua Ancelottin si trajner të Romës, por vështirë se ai do të vije. Nëse Ancelotti vjen, ai do të ndryshonte gjithë shtyllën kurriozre të ekipit”, ka thënë Totti.
Totti, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë, ka folur edhe për trajnerë të tjerë që janë lidhur me Romën. Ai ka shprehur admirim për Roberto De Zerbi, por ka dyshime për suksesin e tij në një klub si Roma.

Gjithashtu, Totti ka theksuar se Jose Mourinho mbetet një trajner elitar për shkak të aftësisë së tij për të fituar trofe, pavarësisht nga stili i lojës që ai zbaton.
Ndërkohë, Roma vazhdon të luftojë për të përmirësuar pozicionin e saj në Serie A dhe për të siguruar një vend në garat evropiane.



