Një jajm tragjik vjen nga rally “Jim Clark” në Skoci. Bashkëpiloti i James Williams, Dai Roberts, ka humbur jetën në një aksident të ndodhur të dielën në mëngjes.
Mjekët kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e Dai Roberts-it, 39 vjeç, në vendngjarje, ndërsa James Williams është dërguar me urgjencë në spital me lëndime të rënda, por sipas raportimeve, nuk është në rrezik për jetën.
Organizatorët e rallyt, Klubi Memorial i Motores Jim Clark, kanë njoftuar se gara e së dielës është anuluar.
Rally “Jim Clark” është një ngjarje vjetore memoriale që zhvillohet në nder të ish-pilotit të Formula 1, Jim Clark, i cili humbi jetën në Hockenheim në vitin 1968.
Roberts kishte mbijetuar një aksident në vitin 2014, gjithashtu gjatë një rally, ku humbi jetën piloti Timothy Cathcart gjatë një gare në Belfast.
Vëllai i tij më i vogël, Gareth, kishte ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare në një incident garash në Palermo, në vitin 2012.
Në këtë edicion të rallyt memorial ishte planifikuar të merrnin pjesë 260 garues. Pas aksidentit tragjik në vitin 2014, kur humbën jetën tre spektatorë pasi dy makina dolën nga pista, rally Jim Clark nuk u mbajt deri në vitin 2019, kur u rikthye në kalendar.



