Cleveland mbetet në krye të renditjes në NBA, pas fitores ndaj Brooklyn me rezultat 130-101. Ndeshje e dominuar nga mysafirët, ku për Cavaliers 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën.
Fitore në sekondën e fundit për Denver, që mundi 130-129 Sacramento, sfidë ku u dallua Nikola Jokic me 20 pikë, 14 kërcime e 13 asistime. Shënuesi më i mirë për mysafirët ishte Murray me 28 pikë.
E njëjta situatë edhe në fitoren 125-124 të Detroit ndaj Miami, sukses që erdhi në kohën shtesë. Butler realizoi 35 pikë, por që s’mjaftuan për Miami, ndërsa për Pistons u dallua Beasly me 28 pikë.
Në fund fitoi edhe Chicago, 122-121 në fushën e Torontos, sfidë ku për Bulls u dalluan basketbollistët që u aktivizuan nga banka e rezervistëve ngatë cilët erdhën 50 pikë.
Në udhëtim fitoi edhe Philadelphia, që falë 40 pikëve të Maxey mundi 121-108 Charlotten.
Rezultatet:
Charlotte – Philadelphia 108-121
Detroit – Miami 125-124
Brooklyn – Cleveland 101-130
Toronto – Chicago 121-122
Sacramento – Denver 129-130
Clippers – Utah Jazz 144-107



