Tri skuadra evropiane në garë për Bujupin
T

Tri skuadra evropiane në garë për Bujupin

Gara për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Eliot Bujupi, po bëhet gjithnjë e më e fortë, me top skuadrat evropiane që e dëshirojnë transferimin e tij.

Përveç Blackburn Rovers, në garë për transferimin e sulmuesit të Kosovës janë edhe gjiganti italian, Atalanta si dhe Holstein Kiel nga Bundesliga.

Në anën tjetër, Stuttgarti e sheh Bujupin si një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk do të heqë lehtë dorë nga ai.

Bujupi kishte pësuar një lëndim muajin e kaluar dhe tani është në fazën finale të rikuperimit, ndërsa do të rikthehet në aksion javën e ardhshme.

18-vjeçari shpërtheu me Kosovën U19 vitin e kaluar, teksa u ftua edhe nga Franco Foda te Përfaqësuesja A e “Dardanëve”, ku debutoi në sfidën kundër Qipros.

TË FUNDIT