Trump “bekon” Botërorin e klubeve
T

Trump “bekon” Botërorin e klubeve

Donald Trump nuk deshi të mungonte në prezantimin e Botërorit për klube, duke u shfaqur me një video-mesazh për të mirëpritur skuadrat pjesëmarrëse.

Me stilin e tij karakteristik, presidenti i zgjedhur i SHBA shprehu entuziazëm për këtë ngjarje, të cilën e cilësoi si “një sukses të garantuar”.

“Nuk munda të jem i pranishëm, por do ta ndjek me kujdes shortin. Është një nder që kjo garë zhvillohet në vendin tonë. Djali im e do futbollin, edhe pse nuk luan shumë mirë, por do të jetë i përfshirë. Do të jetë një ngjarje fantastike, argëtohuni dhe mirë se vini të gjithë”,  deklaroi Trump menjëherë pas fjalimit hapës të Gianni Infantino.

TË FUNDIT