Tuchel vlerëson lart trajnerin e Shqipërisë
T

Tuchel vlerëson lart trajnerin e Shqipërisë

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel publikoi të premten listën për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Shqipërisë dhe Letonisë.

Tuchel në debutimin e tij në krye të Përfaqësueses angleze ka ftuar 26 lojtarë ku nuk mungojnë edhe risitë dhe të rikthyerit. Tuchel ka komentuar edhe kundërshtarët në një deklaratë për faqen zyrtare të federatës.

“Të dy ekipet janë për t’u respektuar edhe pse nuk janë favoritë. Shqipëria ka një trajner shumë të mirë që ka luajtur në nivele të larta. Ka lojtarë me karakteristika të mira individuale që mund të godasin falë aftësive të tyre teknike. Duhet të jemi të përgatitur mirë, pasi do të jenë ndeshje të vështira”, ka thënë trajneri gjerman.

Veç Anglisë e Shqipërisë, në këtë grup janë edhe Letonia, Serbia dhe Andorra.

TË FUNDIT