UEFA po mendon për ndryshimin e madh në Ligën e Kampionëve
U

UEFA po mendon për ndryshimin e madh në Ligën e Kampionëve

UEFA po mendon për ndryshime rrënjësore në Ligën e Kampionëve.

Sipas “Bild”, janë konkretisht tri pika që do të diskutohen më 30 maj në mbledhjen e Munihut.

Më e rëndësishmja prej tyre, që do të sillte ndryshim rrënjësor, është heqja e kohës shtesë.

Kështu do të kalohet direkt te penalltitë në rast barazimi brenda 90 minutave. Një zgjedhje kjo, që synon të lehtësojë ngarkesën fizike te lojtarët.

Tjetër pikë interesante do të jetë ajo që lidhet te faza me eliminim direkt.

Tetë skuadrat që renditen në vendet e para të ligës, do të luajnë ndeshjet e kthimit në shtëpi përgjatë fazës në vazhdim.

Gjatë këtij sezoni, ky rregull kishte vlerë vetëm për raundin e 16-sheve.

 

TË FUNDIT