Myrto Uzuni shënoi golin e parë me fanellën e FC Austin në MLS. Sulmuesi shqiptar u zhbllokua në ndeshjen e katërt me skuadrën e re, teksa realizoi në portën e St.Louis.
Uzuni është përfshirë në formacionin e javës në elitën amerikane, përkrah emrave të rëndësishëm si Lionel Messi.
Ylli kuqezi i Kombëtares shqiptare është mjaft në formë, ai “tundi rrjetën” edhe me Shqipërinë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit ndaj Andorrës.



