Verstappen i qetë me fajtorin, i ashpër me skuadrën
V

Verstappen i qetë me fajtorin, i ashpër me skuadrën

“Le të shpresojmë t’u mbijetojmë tri kthesave të para”, tha drejtori i Red Bullit, Christian Horner, duke parashikuar një nisje problematike për Max Verstappenin, i cili filloi nga vendi i shtatë në Austri.

I mësuar që nga 2021 të nisej gjithmonë përpara, Max u përplas me Mercedesin e Andrea Kimi Antonellit në kthesën e tretë, duke përfunduar garën herët dhe me zero pikë.

Ndryshe nga shpërthimet e tij të zakonshme në situata të tilla, Verstappen tregoi qetësi dhe mirëkuptim ndaj Antonellit, i cili është vetëm 18 vjeç dhe kërkoi falje për gabimin.

“Këto ndodhin në karrierë, Kimi është një talent i madh”, tha Max, ndoshta një ndryshim i lidhur edhe me faktin se u bë baba për herë të parë në maj.

Kimi Antonelli, i qetë si gjithmonë, kërkoi falje menjëherë: “Më vjen keq që ia prisha garën ekipit dhe Max.” Ai u ndëshkua me 3 pozicione për garën në Britani.

Për Red Bullin, kjo është një goditje e madhe: u ndalën nga seria prej 77 garash me pikë, vetëm 4 larg rekordit të Ferrarit. Max, që tani ka 61 pikë më pak se lideri Oscar Piastri, tha pas garës: “Nuk mendoj më për titullin”.

Megjithatë, ai po mendon për të ardhmen, ku ka klauzola për lirimin e parakohshëm nga kontrata me Red Bull (e vlefshme deri në 2028) dhe interes nga ekipe si Mercedes dhe Aston Martin.

 

TË FUNDIT