Max Verstappen është “kapur mat” pas timonit të një Ferrari. Kampioni i botës përdori emër të rremë – Franc Herman.
Verstapen është i njohur për pasionin e tij të madh daj garave të qëndrueshmërisë, dhe së fundmi është vërejtur gjatë një testi në pistën legjendare të Nurburgringut. Dhe jo me cilëndo makinë, por pikërisht pas timonit të një Ferrari!
Vizita e kampionit botëror në Gjermani ishte menduar të kalonte në heshtje, por duket se dikush ka zbuluar sekretin. Siç e dimë, Max nuk ngopet lehtë me pistat dhe adrenalinën e garave. Përveç angazhimeve në Formula 1, ai kalon çdo moment të lirë duke stërvitur në simulatorin e tij në shtëpi. Ndërkohë, ai drejton edhe ekipin e vet GT3, që garon në kampionatin GT World Challenge.
Por Verstappen nuk është një pronar i zakonshëm. Ai vetë hipi në Ferrari 296 GT3 për të testuar dhe përsosur rregullimet e makinës. Këto prova zakonisht zhvillohen në kushte të izoluara, në pista të marra me qira në mënyrë private, kryesisht në jug të Evropës. Kësaj radhe, Verstapen u shfaq papritur në Nurburgring, edhe pse fundjavën e ardhshme do të jetë në pistë për garën në Imola.

Për të ruajtur fshehtësinë e këtij testi, ai nuk përdori emrin e tij të vërtetë, por u paraqit me pseudonimin “Franc Herman”. Ky emër figuronte edhe në pjesën e jashtme të Ferrarit, së bashku me flamurin holandez. Megjithatë, emri i tij i vërtetë ishte i stampuar në helmetën dhe kombinezonin e garës, ndaj shumë shpejt u kuptua se kush ishte vërtet në timon. Dukshëm, Max dëshironte vetëm të shijonte disa xhiro në një nga pistat më spektakolare të botës. Për të mos u shqetësuar, babai i saposhpallur kishte me vete edhe sigurimin personal.
Sipas revistës gjermane “Auto Motor und Sport”, Verstappen duket se ka në plan të marrë këtë vit licencën speciale për Nordschleife – një dokument i domosdoshëm për të marrë pjesë në garat zyrtare NLS dhe në garën legjendare “24 orë e Nurburgringut”.



